AKTUALITET, 27 Tetor 2017, 08:46

Cënojnë jetën e qytetarëve, Rama luftë edhe me tabelat e rrugëve

Kryeministri Edi Rama dhe stafi i tij i ngjeshur i propagandës në selinë qeveritare e ka bërë traditë urimin e mëngjesit me ndonjë kartolinë nga punët e Qeverisë.

STATUSI I KRYEMINISTRIT

“MIRËMËNGJES

dhe me këto foto të Aksionit Kombëtar - që vijon tanimë prej 4 javësh - për pastrimin e të gjitha nyjeve dhe akseve rrugore nga teneqet, llamariniat, gomat dhe ngrehinat e vendosura anëve në kundërshtim me Kodin Rrugor duke cenuar jetën e qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë”, shkuan Rama në faqen e tij personale në rrjetin social “Facebook”. (Tpz.al)