TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zgjedhjet mbaruan dhe kryeministri Rama iu rikthye arrogancës ndaj atyre që ia dhanë më në fund të gjithë tepsinë atij. “Shkoza s’përfaqëson asgjë dhe s’meriton besoj koment deri në Uashington dhe Nju Jork.” – tha kryeministri në një intervistë për Zërin e Amerikës. Këto fjalë të Kryeministrit thuhen për një nga zonat e kryeqytetit ku voton më shumë se 60% për Partinë Socialiste. Në takimet e tij para fushate kryeministri u premtoi këtyre banorëve më shumë mirqënie punësim dhe zhvillim. Tashmë 153 familje duhet ti bëjnë llogaritë me dimrin që po troket, pasi do të mbeten edhe pa një çati ku të fusin kokën. Të zhgënjyer, të nëpërkëmbur, të mashtruar banorët e Shkozës nuk dinë më kujt ti drejtohen.
Kreu i opozitës reagon nga facebooku dhe me siguri i ulur diku, ngrohtë dhe në komoditet hedh akuza mbi rivalin e tij. “Shkoza përfaqëson mashtrimin e pafytyrë të Ramës që ju premtoi legalizim në fushatë, dhe pas zgjedhjeve u vë rruspën.”- thotë lulzim Basha në reagimin e tij virtual. Ndërkohë që ndoshta sot do duhej të ishte atje mes atyre banorëve për të drejtuar, solidarizuar ose bashkuar një proteste të banorëve për ti thënë ndalshkatërrimit të pronës së tyre.
Ndërsa për kryebashkiakun Erion Veliaj fajin vazhdon ta ketë Saliu. “Bashkia ka aplikuar atë që e lejon ligji, VKM e Sali Berishës e vitit 2012 për të pranuar për hipotekim të gjitha ato shtëpi të dhëna me leje të Komitetit Ekzekutiv që nuk kanë pasur shkelje” Është I njëjti politikan që 3 muaj më parë kërkonte votat në këtë zonë dhe bënte inagurime.
[caption id="attachment_1235" align="alignnone" width="300"]
Veliaj me inagurime ne Shkoze per fushaten zgjedhore[/caption]
Banorët shpjegojnë se banesat kanë qenë deri dje në proces legalizimi, por mesa duket ky ka qenë premtim i zgjatur elektoral nga ana e qeverisë, që në vitin 2014. “Muajin e fundit kanë sjellë shkresa sikur ka kthyer përgjigje ALUIZNI për refuzim të legalizimit. E ka kthyer përgjigjen sikur është çuar shkresa në21 nëntor të 2014-s; është kthyer mbrapsht për adresë të pamjaftueshme, dhe sot me të njëjtën adresë i kanë gjetur shtëpitë. Nuk ka asnjë letër për kompensim a shpronësim”, shprehet Genti, madje duke mos e fshehur shqetësimin për veten dhe familjen e tij me 9 anëtarë të tjerë.
Një sjellje e tillë është e përsëritur ku politikanët pasi u marin votat u kthejnë krahët dhe u shesin arrogancë. Vetë kryeministri, shprehet I bindur se ata nuk e meritojnë të dëmshpërblehen ose shpronësohen, tanimë që tepsia është në dorën e tij ai u nis rruspat si për tu kujtuar se gabuan që i dhanë votat për të qënë timonieri ynë i vetëm.