TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e shtetit është vënë sërish në shënjestër. Një batare plumbash janë lëshuar në mesnatë drejt shtëpisë së Shefit të Qarkullimit Rrugor të Mirditës, Gjovalin Toma.
Shtëpia e tij e cila ndodhet në Lezhë u bë objekt i goditjes me disa dhjetra plumba, ngjarja ndodhi rreth orës 3:00. Nga të shtënat nuk pati viktima. Policia thotë se, autorët ende nuk janë identifikuar, por se po punohet për kapjen e tyre. Plumbat kanë goditur muret e shtëpisë ndërsa dy plumba kanë depërtuar në brendësi të banesës.
Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, që po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes teksa mësohet se janë ngritur disa pista hetimi ndër të cilat dhe ajo për shkak të detyrës.
Ditët e fundit janë shtuar sulmet ndaj policëve dhe policisë ku spikat rasti i Elbasanit ku një makinë audi e blinduar goditi patrullën e policisë dhe u largua e qetë. Autorët enden ende të lirë.