TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sipas mediave belge, në Meise u zbulua një plantacion kanabisi me 2 mijë bimë narkotike. Policia ka arrestuar një shqiptar, i cili u përpoq të shkatërronte stoqet e drogës kur mësoi se policia po shkonte aty. Ndërkohë, më 31 Janar në Tienen ishte gjetur një tjetër plantacion me 2100 bimë kanabis si dhe 3.5 kg kanabis i korrur.
Policia arrestoi 3 shqiptarë dhe një shtetas belg me origjinë shqiptare. Mediat shkruajnë se të arrestuarit kanë mohuar përfshirjen në veprimtari kriminale.
Hetimet e autoriteteve belge janë duke vazhduar për të zbardhur këtë aktivitet të paligjshëm dhe rolin e të arrestuarve.