AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 12:28

Nën akuzë për tjetërsim pronash, kryebashkiaku i Rrogozhinës: Kur të mbarojnë hetimet, do jem i pastër

Nën akuzë për tjetërsim pronash, kryebashkiaku i

“Prokuroria të çojë hetimet deri në fund”.  Është kjo thirrja që kryebashkiaku i Rrogozhinës Beqir Nuredini, i vënë nën akuzë nga prokuroria e Kavajës për tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë, i ka bërë këtë të shtunë organit të Akuzës.

I pranishëm në protestën e shoqatës “Çamëria” përpara ambasadës greke, si pjesë e PDIU-së, Nuredini u shpreh i bindur se me përfundimin e hetimeve, ai do të dalë i pastër.

Madje, ndryshe edhe nga rastet e tjera të ngjashme në të kaluarën, kryebashkiaku hodhi poshtë idenë se hetimet mund të jenë sulm politik.

“Prokuroria të çojë deri në fund hetimin. Nuk e konsideroj një sulm politik. Kur hetimi të mbyllet, do jem jashtë çështjes. Pas hetimeve të Prokurorisë do dal i pastër”, tha Nuredini.