AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 12:58

Protesta para ambasadës greke, Idrizi: S’ka lindur burrë a grua të heqë emrin e Çamërisë

Shoqata Çamëria organizoi sot një protestë ku kanë kërkuar transparencë për marrëveshjen Shqipëri-Greqi dhe që askush të mos fshijë emrin ‘Çamëri’ nga tekstet shkollore.

“Çamëria është gjallë, ne jemi në këmbë”. Kreu i PDIU Shpetim Idrizi në fjalën e mbajtur sot në protestën para ambasadës greke, ka theksuar se Çameria nuk negociohet me Greqinë dhe sipas tij, “S’ka lindur sot burrë e grua që ta heqë apo ti shkojë në mendje të heqë emrin e Çamërisë”.

“I bëj thirrje Ramës, Bushatit, Metës, Bashës, e di që si keni dhënë dot shqitparëve prosperitet, por të paktën e keni për detyrë që t’i jipni dinjitet. Sa i perkët axhendës shqiptare ne jemi të interesuar për marrëveshjen për territoret e tokës

 “S’ka lindur sot burre e grua qe ta heqe apo ti shkoje ne mendje te heqe emrin e Camerise. Me duhet te garantoj trupin diplomatik, ambasaden greke e pushtetaret tane qe s’ka force ne bote qe mund te ndaloje te drejtat dhe amanetin e shqiptareve te Camerise, se Shqiperia nuk ben dot pa dy krahet e saj, pa Kosoven dhe Camerine se Cameria e Kosova u sakrifikuan qe te kemi kete Shqiperi sot. Deti, toka, varrezat, Cameria, nuk negociohen”

 

ac788881-babf-4317-887a-28b5d51c618ae55135be-9712-4662-97e7-11115b53cfef953e764f-d179-449a-8629-2713516496d6