AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 12:54

Mbyllen 5 xhami në Shqipëri, mes tyre edhe ajo në qendër të Tiranës

Mbyllen  5 xhami në Shqipëri, mes tyre edhe ajo në qendër

xhami mësohet se do të mbyllin dyert në Shqipëri, madje edhe Xhamia e Et’hem Beut në qendërtë Tiranës.

Arsyeja e kësaj mbylljeje të përkohshme është restaurimi, proces i cili mendohet se do të zgjasë të paktën dy vjet.

Ky vendim vjen si pjesë e marrëveshjes mes Ministrisë së Kulturës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Gjithashtu bëhet me dije se procesi do të nisë të hënën ndërkohë që tre nga xhamitë e përfshira në këtë nismë janë në Berat, njëra në Tiranë dhe një në Gjirokastër. Më konkretisht:

– Xhamia Mbret, Berat;

– Xhamia e Beqarëve, Berat;

– Teqeja e Helvetive, Berat;

– Xhamia e Et’hem Beut, Tiranë;

– Xhamia e Pazarit, Gjirokastër;

Duhet theksuar se xhamia e Et’hem Beut, njihet ndryshe edhe si simbol i kryeqytetit shqiptar, pasi veç funksionit bazë, atë të kryerjes së ritualeve për besimtarët, kjo xhami përbën dhe një objekt me një vizitueshmëri të lartë turistike