AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 13:33

Dënohet me 50 vjet burg shqiptari që përdhunonte të bijën e mitur, vendim i rëndë edhe për nënën

Dënohet me 50 vjet burg shqiptari që përdhunonte të

Një emigrant shqiptar në Greqi është dënuar me 50 vite burg, pas provimit të akuzës se për dy vjet rresht përdhunonte të bijën e mitur. Për të njëjtën çështje është dënuar me 15 vjet edhe bashkëshortja e tij, e cila ishte në dijeni për veprimet monstruoze të të shoqit dhe nuk kishte bërë asnjë denoncim.

38-vjeçari B.H., nga Tepelena ishte arrestuar në maj të vitit të kaluar, i akuzuar se abuzonte seksualisht me të bijën 13-vjeçare. E mitura përjetonte një ferr të vërtetë për dy vite rresht, por nuk guxonte të hapte gojën dhe qëndronte e mbyllur në vetvete, ndërsa kishte rënë shumë në mësime, njoftoi Robert Goro në oranews. Sjellja e saj tërhoqi vëmendjen e shokëve dhe të mësuesve dhe dalëngadalë, e asistuar nga psikologët, ajo nisi të tregonte gjithë tmerrin që i kishte krijuar prindi i vet.

Familja që kishte dhe tre fëmijë të tjerë, jetonte prej shumë vitesh në fshatin bregdetar Thermi në ishullin e Mitilinit.

38-vjeçari ishte akuzuar edhe me herët për keqtrajtim të fëmijëve dhe dhunë në familje, mirëpo kishte marrë pafajësinë.