AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 12:38

FOTO/ Protesta para ambasadës greke, “Çamëria nuk shuhet se jemi gjallë e në këmbë"

FOTO/ Protesta para ambasadës greke, “Çamëria nuk shuhet

Shoqata Çamëria dhe PDIU organizuan sot një protestë para ambasadës greke në Tiranë kundër paktit mes Shqipërisë dhe Greqisë në lidhje me heqjen e “Çamërisë” nga tekstet shkollore shqiptare.

Nën moton “Çameria nuk shuhet, se jemi gjallë dhe në këmbë…” disa qindra protestues me simbole kombëtare janë mbledhur para selisë së Ambasadës greke në Tiranë.

Duke iu referuar takimit të fundit të komisionit dypalësh për rishikimin e teksteve shkollore, zhvilluar më 18 janar 2018, dhe i cituar nga portali militaire.gr, ministri i Jashtëm grek shkruan “pala greke insistoi në heqjen e kapitullit “Treva shqiptare në Greqi”, që është i papranueshëm dhe ofendues.

Ai ka kërkuar gjithashtu heqjen e referimeve dhe hartave ku zona gjeografike greke paraqiten si “Çamëri” dhe të cilat për fat të keq dëshmojnë se shteti shqiptar mbetet i mbërthyer në koncepte anakronike nacionaliste, të cilat në radhë të parë i bëjnë dëm vetë Shqipërisë”.

[gallery columns="1" ids="73971,73972,73973,73974,73975,73976,73977,73978"]