TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një raport i fundit në Britani zbulon fakte tronditëse rreth abuzimit me vajzat e reja anembanë vendit, pavarësisht paraljmërimeve të bëra.
Raporti shkruan se bandat e këtyre meshkujve kanë në shënjestër vajzat e bardha dhe të ndjeshme, ndërsa autoritetet kanë dështuar në zbulimin e tyre.
Autoritetet më parë i kishin shpërfillur bandat e meshkujve që vinin nga Bangladeshi, indianët, iranianët, irakianët, kurdët, turqit.
Mirëpo në këtë raport përfshihen edhe përdhunues shqiptarë, shkruan Dailymail.
Shqiptarët dhe emigrantët e tjerë me prejardhje nga Evropa Lindore vepronin në zonën e Newcastle.
Ndërkohë, abuzuesit që përdhunuan vajzat e reja dhe i trajtonin ata me drogë dhe alkool në këmbim të seksit, nuk janë ndëshkuar.
Bandat e këtyre përdhunuesve kanë përdhunuar 700 vajza dhe gra në veri-lindje të vendit, ndërsa ata raportohet se kanë ardhur pas mijëra abuzimeve që kishin bërë në Rotherham dhe në jug të Yorkshire, qytete historike këto të Britanisë.
Një prej abuzuesve i cili ishte emigrant ilegal tha se vajzave britanike u mungonte morali, ndërsa tregoi afërsinë që kanë ato me seksin dhe drogën.
Një bandë me 12 përdhunues në Newcastle u shpall fajtore për përdhunim, sulme seksuale, trafikim dhe nzitje të prostitucionit për mbi 100 viktima. Mirëpo si këta përdhunues ka me qindra.
Sipas raportit, abuzimi i viktimave vazhdon dhe pjesa më e madhe e emigrantëve janë të papërmbajtur, pavarësisht përfshirjes së policisë.
Burrat përgjegjës për këtë "model të veçantë të abuzimit" janë nga vende të tjera.