TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të pyetur nga Top Channel, në ministrinë e Arsimit thonë se kontrata është gati dhe se presin përfaqësuesit e sindikatave të arsimit për të firmosur. Ndërsa në Federatën e sindikatës së arsimit dhe shkencës thonë se janë në pritje të ministrisë së Arsimit. Jashtë kamerës përfaqësues të kësaj sindikate thonë se i duhen disa ditë kohë për të marrë informacion se ku ka ngecur puna, pra janë të paqartë, por besojnë që kjo çështje të jetë në pragun e zgjidhjes, pasi do të rrezikonte statusin e mësuesve. Ne siguruam një kopje të kontratës kolektive tip, dokument që vlen për mësuesit e të gjitha cikleve, nga ai parashkollor deri te cikli i mesëm të lartë. Juridikisht, kontrata kolektive ruan statusin e të punësuarit me kontratë për një kohë të pacaktuar, ndërsa mbrojtje ligjore në lidhje me marrëdhëniet e punës u sigurohet vetëm mësuesve që janë të anëtarësuar në një nga sindikatat e arsimit, nënshkruese të kontratës kolektive.
Sipas kontratës kolektive, një mësues nuk mund të shkarkohet nga detyra pa shkaqe të arsyeshme, por nëse kjo ndodh punëdhënësi është i detyruar ta dëmshpërblejë. Kontrata kolektive parashikon gjithashtu që rritja vjetore e pagës për mësuesit të mos jetë më e ulët se përqindja zyrtare e inflacionit në vend. Por, në faqen e parafundit të kontratës kolektive thuhet se kjo kontratë mund të zgjidhet nga secila palë nëse koha e vlefshmërisë së saj ka mbaruar. Si rasti në fjalë, mësuesit janë pa kontratë kolektive që nga maji i vitit 2017, për rrjedhojë statusi në punë i mbi 23 mijë mësuesve në të gjithë vendin është i rrezikuar. Sa i takon kontratës individuale, një model që Top channel e zotëron, specialistët e arsimit thonë se mësuesit nuk e kanë një të tillë dhe se është urdhri i emërimit ai që konsiderohet si kontratë formale individuale, në mungesë të një kontrate të detajuar pune.
Por, me decentralizimin e arsimit, pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri të arsimit parauniversitar, hartimi dhe nënshkrimi i një kontrate individuale është domosdoshmëri. Në këto kushte, mësuesit kanë vetëm kontratë kolektive, por edhe atë e kanë të skaduar që në maj të 1 viti më parë.