AKTUALITET, 24 Shkurt 2018, 12:44

Rama:Kush nuk bindet do shkojë në burg

Rama:Kush nuk bindet do shkojë në burg

Kryeministri Rama zhvilloi një takim me qytetarë të Urës Vajgurore. Rama bëri të ditur se do të mbyllen të gjitha guroret që nuk plotësojnë kushtet në këtë zonë të kthyera në një shqetësim për banorë dhe do të lejohen të punojnë vetëm ata që përmbushin kriteret.

Në një bashkëbisedim me qytetarët Rama u siguroi atyre se nëse pronarët nuk binden për mbylljen e guroreve do të bëjë kallëzim penal për ta.

“Ashtu sikundër ju keni shkruar dhe jeni drejtuar tek ne ashtu edhe unë bashkë me ju do nëshkruaj kallëzimin penal dhe bashkë me ju do shkoj në Prokurori dhe Gjykatë që këta të shkojnë në burg. Kjo është pak, por e sigurtë”, është shprehur Rama.

Më shumë nga fjala e kryeministrit:

Le të hyjmë te guroret, së pari këta që janë tallur me ligjin dhe kanë bërë këtë dëm të madh këta njëherë nuk do punojnë më këtu. Këta do përgjigjen përpara ligjit. Nëse duan të punojnë përsëri në radhë të parë duhet të riparojnë të gjitha dëmet. E dyta në gurore do punojnë vetëm kompanitë që i kanë standardet e infrastrukturës së tyre, që nga makineritë deri të financat. Ky parim do të vendoset dhe policia e shtetit do të jetë pjesë e gjithë këtij procesi.

Ashtu sikundër ju keni shkruar dhe jeni drejtuar tek ne ashtu edhe unë bashkë me ju do nëshkruaj kallëzimin penal dhe bashkë me ju do shkoj në Prokurori dhe Gjykatë që këta të shkojnë në burg. Kjo është pak, por e sigurtë. Kjo është për ardhur keq. E imagjinoni ju ça ndodh që vendimi i qeverisë e thotë qartë 'guroret nuk duhen të jenë pranë rrugëve kryesore, në zonën perëndomore', ndërsa vetëm në Krujë deputetët e ish-kryeminsitrit kanë bërë namin. Ne jemi vendosur ti japim fund kësaj burokracie. Tepsinë do ta çojmë për skrap.