TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përplasjet e brendshme në Partinë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ishin përfolur që pas zgjedhjeve të 25 qershorit, ku kryetari i kësaj force politike, Shpëtim Idrizi, mbeti jashtë parlamentit. Madje, një ditë pas zgjedhjeve, një prej deputeteve të PDIU, Reme Lala, deklaroi se do të ishte në krah të Edi Ramës, nëse ai do të niste Rrugën e Arbërit.
Dhe në fakt kështu ndodhi. Jo vetëm Reme Lala, por edhe dy deputetët e tjerë të PDIU-së, të zgjedhur në qarkun e Elbasanit u afruan me Ramën dhe distancuan nga PDIU.
Edhe pse janë zgjedhur me votues çam, deputetët e PDIU-së nuk janë parë sot në protestën e organizuar sot nga Shoqata Patriotike Çamëria përpara bllokut të ambasadave në rrugën e “Durrësit”. Qytetarët ishin mbledhur para ambasadave me kauzën: “Në Mbrojtje të Atdheut, Tokës, Detit, Për Dinjitet Kombëtar & Amanetin e të Parëve Tanë”.
Në protestë, kanë marrë pjesë kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ish deputetja Mesila Doda dhe themeluesi i kësaj partie, Tahiri Muhedini. Të tre këta sot janë jashtë parlamentit, për shkak të sistemit zgjedhor. Por ndërkohë 3 deputetët e PDIU-së që u zgjodhën pas 25 qershorit nuk i janë bashkuar kësaj proteste anti-qeveritare.
Pjesë e protestë ishte edhe kryebashkiaku i Rrogozhinës, Beqir Nuredini si dhe ish deputeti Aqif Rakipi. Ky i fundit u shfaq në foto duke biseduar me Shpëtim Idrizin.
Ndërkohë një tjetër detaj që vihet re është se mediat tradicionale nuk e kanë pasqyruar këtë protestë të çamëve. /TPZ.AL/
[gallery ids="73990,74208,73995,73994,73991,73993,73988,73978,73977,73976,73975,73974,73973,73972,73971"]