AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 14:10

“Përshëndetje çdo turisti”, Berisha: Djegia e mbetjeve spitalore, krim i rrezikshëm në Vlorë

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në “Facebook” ka denoncuar ndotjen në qytetin e Vlorës. Berisha ka marrë një video nga një qytetar ku shihet teksa digjen mbetjet spitalore , një rrezik që kanos jetën e qytetarëve por edhe dëmton turizmin në qytetin bregdetar.

Në video shihet tymi që mbulon qytetin e Vlorës, ndërsa Berisha akuzon kryetarin e Bashkisë Vlorë, Dritan Lelin.

“Përshëndetje nga Vlora ”turistike” ku së bashku me mbetjet spitalore i urojmë mirëseardhjen çdo “turisti” që këndshëm merr toksinat vdekjeprurëse të një spitali që udhëhiqet nga një drejtuese militante e përbetuar si Brunilda Mersini.”-shkruan Berisha në “Facebook”.

Postimi i Berishës:

Një krim tejet i rrezikshëm për qytetarët e Vlorës nga Leli i Kallam Dështakut!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! sb

Përshëndetje nga Vlora ”turistike” ku së bashku me mbetjet spitalore i urojmë mirëseardhjen çdo “turisti” që këndshëm merr toksinat vdekjeprurëse të një spitali që udhëhiqet nga një drejtuese militante e përbetuar si Brunilda Mersini. Mirëmëngjesi me pamjet skandaloze në lulishten e spitalit Vlorë ku pacientët thithin çdo mëngjes helme.

Çfarë bën drejtori i higjienës Z. Myzafer Islamaj që duhet të japë llogari për këtë katastrofe? Mik i ngushtë me Eltar Dedën që fle gjumë në këmbë. Vendi është te Spitali Rajonal Vlorë. Ky zjarr është brenda murit rrethues të spitalit tek vend grumbullimi i mbeturinave spitalore. TPZ.AL