AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 13:20

Nxënës e prindër përsëri protestë për hapjen e shkollës në fshatin Mengël

Nxënës e prindër përsëri protestë për hapjen

Nxënësit dhe prindërit e shkollës 9-vjecare në fshatin Mengël të Elbasanit kanë protestuar dhe bojkotuar përsëri ditën e sotme mësimin.

Ata protestuan edhe javën e kaluar duke kërkuar rihapjen e shkollës pasi e kanë të pamundur të dërgojnë fëmijët në shkolla të tjera që janë kilometra larg, sipas tyre ka kosto financiare dhe kohore. Sipas tyre fëmijët detyrohen të hipin nëpër autobusë për të ndjekur mësim në turnin e dytë në një nga shkollat 9-vjeçare në Elbasan.

Prindërit deklaruan se do t’i lënë fëmijët pa mësim nëse nuk hapet shkolla e tyre, pasi mbylljen e saj e konsiderojnë me prapavijë politike.

Nxënësit këmbëngulën për hapjen e shkollës së tyre pasi e kanë të vështirë të shkojnë në mësim turni i dytë në Elbasan. Kërkesa e tyre nuk është dëgjuar nga qeveria “Rama”, madje nuk kanë reaguar për zgjidhjen e këtij problemi. Nxënësit kanë thënë se nuk do ti ndjekin orët e mësimit pavarësisht dëshirës për të marrë dije. TPZ.AL