AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 12:09

HEC-i/ Sot gjykata vendos fatin e lumit Valbona

Gjykata e Shkodrës pritet të japi sot vendimin për vazhdimin ose jo të punimeve për HEC-in mbi lumin Valbona.

Shoqata “Toka” ka bërë thirrje për protesta në mbrojtje lumit dhe mbështetjen e vendimit të përmbaruesit Eduard Mrishaj, për të vënë në vend ligjin sipas vendimit të mëparshëm të Gjykatës së Tiranës.

Njoftimi:

Kemi mesuar zytarisht sot se vendimi i padrejte i Gjykates se Tropojes per te ndaluar veprimtarine e Permbaruesit per te pezulluar punimet ne Valbone eshte apeluar nga Permbaruesi z. Eduard Mrishaj ne Gjykaten e Apelit te Shkodres.

Valbona nuk eshte vetem, drejtesia mund te vihet akoma ne vend. Per t´i dhene gjithe mbeshtetjen tone Permbaruesit Z. Mrishaj, deshirojme te jemi te pranishem te henen ne date 24 Shtator ora 14:30 ne Gjykaten e Apelit te Shkodres.

"Demokracia nuk pikon prej qielli, si dicka e administruar nga disa zyrtare, por ajo ngrihet nga toka, dhe eshte diçka qe ne duhet t’a rrisim dhe te shfaqim perkujdesje ndaj saj me pjesemarrjen tone."

Diten e hene ne oren 14:30 do te jemi te pranishem ne Gjykaten e Apelit ne Shkoder per te mbeshtetur te drejten e permbaruesit per te vene ne vend ligjin sipas vendimit te meparshem te Gjykates se Tiranes. Nese deshironi te bashkoheni me ne, nga Tropoja, Tirana apo ndonje qytet tjeter na shkruani ne inbox sepse mund te organizojme transportin. TPZ.AL