AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 13:42

“Firmose kontratat për Klement Balilin”, Panariti përgjigje Ballës: Është një mashtrim! Keni një vit që vetëm hetoni

“Firmose kontratat për Klement Balilin”, Panariti

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i është përgjigjur akuzave të deputetit Socialist Taulant Balla pasi ky i fundit tha se ish-ministri ka firmosur kontratën ku Klementin Balili ka marrë me qira toka shtetërore.

Panariti deklaron se këto janë mashtrime dhe se për këtë çështje socialistët kanë një vit që bëjnë vetëm hetime.

Deklarata e plotë e Panaritit:

Nuk ka kontrate te lidhur as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Edmond Panariti, me trafikantin Kelmend Balili… zoti Taulant Balla!! Ky është një mashtrim…lehtesisht i verifikueshem dhe i hetueshem… Keni nje vit që vetëm hetoni dhe auditoni procese dhe procedura për të cilat janë shprehur që nga KLSH e me radhe.

Vazhdoni!! Por, se kush shoqërohet me trafikante, dhe madje e deklaron hapur këtë, publiku e ka tashmë të qartë. Por kjo nuk ju ndihmon në fshehjen e deshtimit spektakolar te Bujqesise, ne vitin tuaj te tepsisë!! Për here të parë në vitin 2018, pas nente vitesh, eksportet bujqesore rane me – 5,5% pas një rritje dy shifrore për katër vite me radhe.

Ndersa Importet bujqesore në vitin e tepsise u rriten me 11%. Kete nuk e them unë, por Instat i juaj. Ndersa ju shpalosni sot në Kuvendin e gënjeshtrave rritje imagjinare me 70% të bujqësisë aritmetika është më e forte se propaganda dhe ajo ju nxjerr me MINUS dhe madje me germa kapitale. TPZ.AL