TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Paraditen e sotme, Partia Demokratike, ka prezantuar platformën e saj për "çlirimin e ekonomisë nga korrupsioni dhe oligarkia", që parashikon goditjen e kompanive të oligarkëve dhe lidhjeve të tyre me pushtetin, përmes amendimit të ligjit anti mafia.
Kryeministri Rama, nuk ka pritur përfundimin e aktivitetit të PD-së, por ka reaguar gjatë prezantimit, duke e quajtur atë "dëshpërim të opozitës".
"Sot paradite Shqipëria u listua në tregjet ndërkombëtare të kapitalit për blerjen e Eurobondit dhe ne do të kemi sukses në këtë operacion,pikërisht sepse ekonomia,financat e qeverisja jonë, janë krejt e kundërta e atyre që thotë pasqyra e dëshpërimit të opozitës sonë rrugëhumbur!"
/TPZ.AL/