AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 12:26

Alibeaj tregon si do veprohet për verifikimet, hetimet dhe sekuestrimin e parave të konfiskuara nga ligji Antimafia

Alibeaj tregon si do veprohet për verifikimet, hetimet dhe sekuestrimin e

Alibeaj tregon si do veprohet për verifikimet, hetimet dhe sekuestrimin e parave të konfiskuara nga ligji Antimafia

Partia Demokratike ka sqaruar përmes deputetit Enkelejd Alibeaj detajet nga nisja e opozitës për të ndalur dhënien e koncesioneve abuzive përmes ndryshimit të Ligjit Antimafia.

Deputeti i PD si do veprohet, nga verifikimi te hetimi dhe vendimmarrja. Alibeaj tha se paratë e investuara do tu kthehen qytetarëve përmes investimeve në ekonomi.

Deklarata:

Cili është qëllimi i ligjit antimafia, mbrojtja e pasurisë publike dhe garantimi i konkurrencës së lirë. Standarde kushtetuese të vendosura për tregun e lirë. Do verifikohet çdo kontratë abuzive e koncesionit, e prokurimit publik e Partneritetit Privat dhe çdo akt administrativ publik, abuziv, leje licenca autorizime.

E reja që kemi sjellë në këtë platformë është që ky mekanizëm antimafia do veprojë për të gjitha kontratat, PPP-të. Do të jetë një pengesë edhe për të ardhmen. Nuk do të lejojë asnjë kontratë abuzive me paranë dhe pasurinë publike. Do ketë një shtrirje prapavijë. Platformë që do veprojë për të tashmen, për të ardhmen dhe për të shkuarën.

Si do të bëhet, kush do t’i nënshtrohet këtij mekanizmi? Kompanitë private përfituese dhe pronarët e tyre. Kjo është njëra anë. Do t’i nënshtrohen këtij flitri çdo zyrtar publik. Nga nëpunësi i thjeshtë deri tek kryeministri. Do t’i nënshtrohen këtij filtri të gjithë personat e afërt.

Ligji është i detajuar, ka përcaktuar të gjithë instrumentet, levat dhe drejtoritë përkatëse dhe verifikimi që do të bëhet nga antikorrupsion. Modeli britanik në bashkëpunime me avokaturën përcaktojnë demin financiar të shkaktuar apo dëmin publik që kanë shkaktuar.Verifikon mjetet financiare, veprimtaritë ekonomike, shkurtimisht: Kush ka bërë çfarë.

Tabelat e paraqitura nga Alibeja:

[gallery ids="154218,154219,154220,154221,154222,154223,154224,154225,154226,154227"]

TPZ.AL