TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forca e Posacme Operacionale në Policinë e Shtetit, FNSH e Shkodrës dhe policia Rrugore lokale kanë ushtruar kontrolle të befasishme në Laç dhe në Lezhë. Në fokus të operacioneve kanë qëne makinat luksoze, të cilat nuk i kanë shpëtuar kontrolleve të Forcave Speciale në këto dy qytete.
Burime për “Balkanweb” thanë se kontrollet po kryhen në kuadër të kontrollit të territorit për kapjen e personave që qarkullojnë me arme zjarri, me lëndë narkotike si dhe për arrestimin e personave në kërkim. Po sipas të njëjtave burime gjatë aksionit në Lac e Lezhë, janë kontrolluar rreth 41 mjete luksoze si dhe janë shoqëruar për verifikim 17 persona.
Prej disa ditësh FNSH dhe policia janë duke ushtruar kontrolle të imtësishme në qytetet më problematike të vendit, me qëllim parandalimin e akteve kriminale si edhe arrestimin e personave në kërkim./ BW/