TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili i është rikthyer problemit të Teatrit Kombëtarë pas deklaratës së kreut të Akademisë së Firences. Përmes një postimi në “Facebook” Vasili shkruan se 200 milion eurot e Teatrit ja çmendën histerinë të paditurve në krye të qeverisë dhe bashkisë.
Duke ju referuar deklaratës së drejtorit të Arteve të Bukura të Firencës, Claudio Rocca, Vasili deklaron se “vandalëve dhe injorantëve në krye të qeverisë dhe bashkisë, u’a udhëheq rrugën hajdutlliku që shkatërron pronën publike, vlerat historike e kulturore dhe që rrënon Tiranën e gjithë vendin.”
Reagimi i Vasilit:
Te diturit nga Firence,te paditurit ne krye te qeverise e bashkise dhe Teatri....
200 milion eurot e Teatrit ja cmenden histerine te paditurve ne krye te qeverise dhe bashkise.
Te paditurit folen per godinen,qe do te binte nga minuta ne minute,per semundje te rrezikshme pa emer,per projektin fashist te teatrit etj etj gomarlleqe me thes vetem e vetem qe ta zhvasnin ate cope toke e per te rrembyer milionat.
Drejtori i arteve te bukura te Firences Claudio Rocca thote qarte:
"Teatri nuk duhet te shembet ne emer te historise se tij dhe shtresezimit te arkitektures".
Kete thone te diturit nga Italia ne emer te logjikes se ftohte profesionale,qe jua udheheq atyre rrugen.
Ndersa vandaleve injorante te qeverise dhe bashkise jua udheheq rrugen hajdutlleku,qe shkaterron pronen publike,vlerat historike e kulturore dhe rrenon Tiranen dhe gjithe vendin. TPZ.AL