TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vetëm pak minuta më para ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër Safet Bajri.
Shumë efektivë policia kanë “blinduar” ambientet e kësaj gjykate, pasi sot jepet masa e sigurisë për njërin prej 11 të arrestuarave nga operacioni “Oazi”.
Safet Bajri konsiderohet si një nga figurat qendrore të grupit kriminal “Bajri”.
Ndërkohë, personat e tjerë të arrestuar gjatë të njëjtit aksion policor, pritet të njihen me verifikimin e masës së sigurisë te Krimet e Rënda në Tiranë.
Të njëmbëdhjetë u arrestuan me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda. TPZ.AL