TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet greke vijojnë kërkimet për Alket Rizain për të tretën ditë. Alket Rizai ishte me leje shpërblyese që prej datës 7 shtator dhe duhej të rikthehej në burgun e Domokos mëngjesin e 14 shtatorit hëne, por ai nuk u paraqit, duke u shpallur kështu zyrtarisht nga autoritetet greke si i arratisur.
“Meqenëse ai nuk u paraqit në burg, siç ishte parashikuar, policia po e kërkon në të gjithë vendin. Ai kishte marrë 16 leje dhe nuk kishte shkelur kurrë asnjë prej tyre", tha një zënëdhëns policie.
Që nga viti 2021, Rizai kishte marrë plot 16 leje për të dalë nga burgu. Gjatë lejes së fundit Rizai u përfshi në një incident të armatosur jashtë një lokali plazhi në Saronida dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Më 4 qershor 2006, Rizai u bë i njohur kur u arratis me helikopter nga burgu i Korydallos me personin numër 1 të kërkuar nga ELAS-i, Vasilis Paleokostas, duke shkaktuar reagime dhe kritika të forta për sigurinë në burg.
Më 22 shkurt 2009 , ai u arratis përsëri me helikopter nga burgu i Koridallos me Paleokostas. Pas disa muajsh, ai u arrestua përsëri në Grammatiko, së bashku me bashkpunëtorin e tij.