AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 12:52

Ngec sërish ligji për “Magjistratët”, duhen votat e opozitës

Ngec sërish ligji për “Magjistratët”, duhen votat e

Gjatë seancës së sotme plenare mazhoranca ka votuar disa ligje të parashikuara në rendin e ditës si ndryshimi për “Gazin Natyror me 71 vota. Ligji i dytë i miratuar parashikonte ndryshimet në Kodin Rrugor.

Ndërsa projektligji për “Magjistratët” nuk është hedhur në votim, pasi kërkon shumicë të cilësuar të votave. Ky projektligj nuk mund të miratohet pa votat e opozitë, këta të fundit bojkotuan edhe seancën e sotme parlamentare.

Partia Demokratike ka prezantuar sot platformën antimafia, e cila sipas saj, synon të zgjidhë njëherë e mirë lidhjet e dyshimta mes politikanëve dhe oligarkëve. TPZ.AL