AKTUALITET, 24 Shtator 2018, 13:32

Balla akuza Bashës: S’mund të flasësh për oligarkë, je gjobaxhiu më i madh!

Balla akuza Bashës: S’mund të flasësh për

Opozita bojkoti edhe seancën e sotme parlamentare duke prezantuar ligjin “Antimafia”, ndërsa mazhoranca përmes deputetit Talant Balla sulmoi kreun e PD-së, Lulëzim Bashën.

Basha s’mund të flasë për oligarkët pas është gjobaxhiu më i madh i tyre. Kompania e kunatit e bashkëshortes së Bashës jep konsulenca oligarkëve. A është kjo gjobë z. Basha?

Unë mendoj që po. Të sqarojë Luli si fillim marrëdhëniet e tij me oligarkët. S’dihet ende kush paguan faturat e mbledhjeve të tua nëpër hotele” u shpreh Balla, ndërsa nuk la pa akuzuar edhe ish ministrin Panariti.

Panariti firmosi kontratë qereje toke për Balilët. Ne u sekuestrojmë hotelet po nuk ju marrim dot tokën, sepse kontratën e kanë qepur mirë. Duhet të gjejmë zgjidhje ligjore për t’u anuluar kontratat. Në Belsh liqenet janë dhënë me qera për peshk sipas kontratës që ka dhënë ish-aleati ynë.

Në qendër të Belshit peshqit ushqehen me gëlasa pulash. Këto duhen prishur, z.ministër”, deklaroi Balla.

Sipas Ballës nuk ka zgjidhje më të mirë për vetingun në politikë përveç atij të SPAK dhe BKH. TPZ.AL