AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 12:58

Përfaqësues të Presidencës i bashkohen protestës: Do sjellim trupin e Florencit në Shqipëri

Përfaqësues të Presidencës i bashkohen protestës: Do

Familjarët e Florenc Beqirajt, 23-vjeçarit që u masakrua në Francë, ditën e sotme bashkë me shumë qytetarë të tjerë protestojnë përpara piramidës për të kërkuar drejtësi për vdekjen e Florencit.

Sakaq, mësohet se protestës i janë bashkuar edhe përfaqësues të Presidencës të cilët i kanë siguruar familjes së Florencit që po bëhet çmos për zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu janë shprehur se do të sjellin trupin e 23-vjeçarit sa më parë në Shqipëri.

Gjatë protestës familjarët i kanë bërë thirrje qeverisë dhe institucioneve përkatëse  për zbardhjen e hetimeve dhe drejtësi për vdekjen e djalit të tyre.