TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E gjithë ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i riu 28-vjeçari Selman Aliaj, pas një sherri me babanë e tij, e ka goditur me çekiç, duke e lënë të vdekur në vend atë.
Selman Alija, 28 vjeçari banues në Shkozë, mësohet se në polici ka dhënë versione të ndryshme. Fillimisht, ai e ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e të atit. Burimet thanë se autori ndodhet në gjendje të paqëndrueshme psikologjike.
[gallery columns="1" ids="44395,44396,44397"]
Aliaj i ka thënë policisë se kishte pasur konflikt me të atin e pas grindjes nuk dinte gjë për vendndodhjen e tij.
Ka qenë një telefonatë e bërë nga djali tjetër i familjes që ka bënë në lëvizje policinë e Tiranës, ku ka lajmëruar lëvizjet e dyshimta të 28-vjeçarit. Ndërkohë që uniformat blu kanë shkuar në oborrin e banesës, ku ka gjetur shenja gjaku si dhe afër liqenit ka gjetur çekiçin, me të cilin dyshohet se Alija ka vrarë të atin.