AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 11:52

“Më fal Florenc! Ndihem në faj, nuk arrita të të ndihmoj!”

“Më fal Florenc! Ndihem në faj, nuk arrita të të

“Më fal Florenc, nuk arrita të të ndihmoj!” Me këto fjalë prekëse, deputeti i LSI-së Lefter Koka ka shprehur dhimbjen kur ka mësuar lajmin për ndarjen nga jeta të 23 vjeçarit Florenc Beqiraj.

Përmes një statusi, deputeti thotë se ndihet fajtor që shteti nuk bëri sa duhej për të qëndruar pranë familjes së shqiptarit, dhe të kishte mundur që Florenci sot të ishte gjallë.

Postimi i plotë

“Shuhet nje bir nene ne lule te moshes! U prehsh me engjejt Florenc!

Nuk gjej fjale t’ju ngushelloj per birin tuaj Gezim dhe Laureta!

Ndihem ne faj, qe nuk munda t’ju ndihmoj! Ndihem ne faj qe shteti nuk ishte aty per birin tuaj!

Qe shteti shqiptar hesht per fatin e mijerave shqiptareve te dhunuar, humbur e zhdukur rrugeve te Europes.

Humbja e birit tuaj te shtrenjte do te jete nje dhimbje, qe nuk do t’ju sherohet kurre e une jam ndjere thellesisht i prekur per ikjen e tij!

Te qofte dheu i lehte Florenc!”, shkruan deptueti në rrjetin social Facebook.

Lefter Koka është i pari zyrtar që shfaq këtë ndjenjë faji përballë detyrës që duhet të kishte bërë shteti shqiptar ndaj një qytetari të saj.