AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 23:34

Ideja origjinale e Tiranës, lekët e gjobave të lojtarëve i shndërron në dhurata për fëmijët

Ideja origjinale e Tiranës, lekët e gjobave të lojtarëve i

Në prag të festave të fundvitit, KF Tirana ka menduar të bëjë një vizitë speciale pranë spitalit të fëmijëve në kryeqytet. Shumë dhurata, për shume emocione festive për fëmijët. Një surprizë që ka sjellë shumë emocione edhe për përfaqësinë e klubit bardheblu.

Buxheti për këto dhurata ka qenë gjithashtu i veçantë. Të gjithë gjobat që lojtaret apo dhe pjesëtare të stafit teknik kanë marrë në gjysmën e parë të sezonit, për vonesa apo dhe arsye të tjera sportive, kanë shkuar për dhuratat e fëmijëve.

Një paradite me fëmijët dhe për fëmijët nuk mjafton. KF Tirana ka qenë dhe do të jetë gjithmonë më shumë se një klub futbolli.

/TPZ.AL/

[gallery ids="44324,44325,44326,44327,44328,44329,44330,44331,44332,44333,44334,44335,44336,44337"]