AKTUALITET, 23 Dhjetor 2017, 23:49

Haradinaj: Vota e Kosovës në OKB do shkonte pro Trumpit

Haradinaj: Vota e Kosovës në OKB do shkonte pro Trumpit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se vota e Kosovës në OKB për Jerusalemin do të ishte në një linjë me SHBA-të.

“Nëse më dëgjon ambasadori i Kosovës, në politikë të jashtme ne e përcjellim Amerikën”, tha Haradinaj për televizionin publik.

Këtë muaj, Presidenti amerikan Donald Trump njohu Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Por, kjo deklaratë u kundërshtua nga shumica e shteteve në OKB, përfshirë edhe Shqipërinë.

Kryeministri Haradinaj tha se “nuk e komentoj vendimin e shtetit shqiptar”, derisa evokoi kujtime nga lufta e fundit kur shteti dhe lobi izraelit kishin ndihmuar çlirimin e Kosovës.