AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 10:03

FOTO/ Ra nga 4 metra lartësi, humb jetën 16 vjeçarja shqiptare, emri

Një 16-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë mbrëmjen e 15 dhjetorit në Spitalin e Treviso në Itali.

E reja quhet Brikena Mehmeti, 16 vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga lartësia, bëjnë të ditur mediat italiane.

Teksa ajo ishte ngritur për të shkuar në banjo, e reja ka ngatërruar derën e banjës me një dritare duke rënë nga 4 metra lartësi .

Pas një jave në koma shqiptarja nuk u ka rezistuar dot plagëve të rënda, duke ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i 16 vjeçares pritet të sillet në Prishtinë që është edhe qyteti i saj i lindjes.

TPZ.AL