AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 10:56

Aleati i Bashës prezanton polin e ri politik me 10 parti, detajet

Aleati i Bashës prezanton polin e ri politik me 10 parti, detajet

E djathta vazhdimisht ka pasur kriza brrenda saj që para zgjedhjeve dhe deri më tani.  Kreu i PAA, Agron Duka një nga aleatët e Bashës është shprehur për “Koha Jonë” se në skenën politike do të ketë një bosht të ri politik me 10 parti, dhe platforma kryesore e këtij boshti do ketë në qendër reformën zgjedhore.

Kujtojmë se disa ditë më parë ka qenë kryetari i PAA zhvilloi një takim në Durrës me pesë kryetarë të partive opozitare, kreun e FRD, Bamir Topi, kreun LIBRA Ben Blushi, kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PDK Nard Ndoka dhe kreun e PBDNJ, Vangjel Dule, fotot e të cilëve bënë xhiron në rrjet.

“Në mbyllje të këtij viti, i cili ka qenë mjaft i ngarkuar për politikën shqiptare; dhe si pasojë e dinamikave që morën ngjarjet, dhe efektet që ato patën mbi partitë alternative, vendosëm të hedhim disa hapa të cilat do të konkretizohen duke nisur nga janari i ardhshëm. Mund të them se rezultati i parë do të jetë krijimi i një boshti prej 10 partish, parlamentare dhe jo, dhe bashkërisht do të prezantojmë një platformë me propozime konkrete; sigurisht, guri i themelit i këtij bashkimi është “Reforma Zgjedhore””, u shpreh Duka ndër të tjera.