AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 10:27

Detaje prekëse, Florenci do të kthehej në Shqipëri për festa

Detaje prekëse, Florenci do të kthehej në Shqipëri për

Gazeta franceze “laprovence” shkruan: Të tmerrshme janë fotot e botuara  në Shqipëri, të 23-vjeçarit të vdekur, Florenc Beqiraj, me shenja në qafë. 4 ditë  më parë ai u gjet i varur, në një dhomë të Qendrës së Paraburgimit Administrativ në katin e 14-të, ndërkohë që priste deportimin e tij në Shqipëri.

Beqiraj ndodhej në Francë prej 19 muajsh, ndërsa u vendos në paraburgim në fund të nëntorit, pas refuzimit të kërkesës së tij për azil dhe një detyrim për të lënë territorin

Por, sot pas ndarjes së tij, as miqtë e tij, as familja e tij, nuk e besojnë tezën e vetëvrasjes:

“Florenci ishte i lumtur që do e takonte familjen e tij për Krishtlindje", - thotë një nga të afërmit e tij. "Ai madje kishte hequr dorë nga kërkesa për rishqyrtimin e kërkesës së tij për azil, duke dëshiruar të kthehej sa më parë në Shqipëri".

Shoqata e refugjatëve “Cos”, e konfirmon atë: “Më 11 dhjetor ai shprehu kënaqësinë e tij për t’u larguar nga qendra, dhe do të nisej më 15 dhjetor”. Pse të vetëvritej 24 orë para se të kthehej te familja e tij, e cila tashmë ishte duke e pritur atë në Shqipëri?

“Diçka është e gabuar në këtë dosje”

48 orë para tragjedisë, Florenci kishte raportuar se ishte “kërcënuar” nga një i dënuar, dhe më vonë administrata kishte ndërruar dhomën e tij.

“Por më 13 dhjetor, ai i tha shefit të tij se kishte frikë se mos vdiste gjatë natës”, thotë një mik.

Por, sipas CRA-së, nuk ka “dyshim” se vdekja e tij ishte për shkak të vetëvrasjes.

Megjithatë, Prokuroria do të hapë një hetim dhe Olivier Rosato.

“Të afërmit duan të hedhin dritë mbi ngjarjen, sepse diçka është e gabuar në këtë rast”, tha ai.