AKTUALITET, 24 Dhjetor 2017, 11:49

Kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë festave të fundvitit/VIDEO

Kontrolle për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë

Shërbimet e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e parandalimit të Zjarreve pranë Drejtorisë së Shërbimit Zjarrfikës, po ushtrojnë kontrolle në subjektet e ndryshme për masat e marra nga ana e tyre në zbatim të kërkesave të Rregullores “Për mënyrën, kushtet dhe kriteret e magazinimit dhe tregeëtimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarreve”,

Kontrollet kanë vijuar në subjektet në tregun "Çam" për verifikimin e dokumentacionit dhe licencave nga subjektet dhe tregëtarët që importojnë, magaziojnë dhe tregëtojnë lëndë piroteknike dhe fishekëzjarre.

Gjatë kontrollit dhe inspektimit për shitjen të këtyre lëndëve, nuk u konstatuan probleme.

Shërbimet e Policisë do të vazhdojnë kontrollet në vijimësi për të bërë të mundur identifikimin e subjekteve dhe kontrollin e tyre për të qenë sa më të kontrollueshëm dhe të ndërgjegjshëm për tregtimin e këtyre produkteve, me qëllim parandalimin e ngjarjeve në prag të festave të fundvitit.