TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në pranga është vënë Simon Kupe, 38 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë në lagjen numër 18 në Korçë, ky person për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij V. Kupe, 48 vjeç.
Simon Kupe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit.
Gjithashtu gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e këtij të fundit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu me 46 copë fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për akuzat e ‘Dhunës në familje’, ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’ , ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive.
