AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 12:58

Përballet për herë të parë me median, Arta Marku përgjigjet shkurt

Përballet për herë të parë me median, Arta Marku

Është përballur për herë të parë me median, kryeprokurorja e re e përkohshme, Arta Marku.

Sapo ka përfunduar takimin e saj të parë në kryesinë e Kuvendit, një takim lidhur me rekomandimet për Isntitucionet e Pavarura, Marku është pyetur menjëherë sapo ka dalë jashtë ambienteve të kryesisë me një celular të kuq në dorë se cili është komenti i saj për mënyrën se si u zgjidh.

“Nuk kam koment, kur ta kem do ta them”, mësohet të jetë shprehur Marku për mediat dhe më pas është larguar.

Arta Marku u zgjidh dje në një situatë të jashtëzakonshme mes flakadanëve dhe gurëve të hedhur nga deputetët e opozitës në seancën plenare me 69 vota pro të mazhorancës, dy kundër dhe dy abstenim.