AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 11:25

Të përmbyturit, Ministria e Shëndetësisë i kthen sytë nga xhepat e popullit, mesazhi

Vendi ynë javë më parë përjetoi një situatë tejet të vështirë si pasojë e përmbytjeve që shkaktuan reshjet e shumta të shiut.

Dëmi ishte kolosal dhe ende të përmbyturit nuk i kanë marrë paratë e dëmshpërblimeve, shkruan newsbomb.al.

Ministria e Shëndetësisë nga ana e saj po kujdeset që një pjesë të mirë të parave t’i mbledhë nga qytetarët e thjeshtë.

Ky është mesazhi që u ka mbërritur në celular shumë abonentëve. Në të u kërkohet të dërgojnë një sms në numrin që shikoni kundrejt 120 lekëve (Një mijë e dyqind lekë). Ndërkohë që të prekurit nga përmbytjet, presin të dëmshpërblehen nga shteti, ky i fundit, sytë e duart i ka sërish në xhepin e qytetarëve.