AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 11:08

Zbulohet deputeti që qëlloi Arta Markun me flakadan në parlament

Zbulohet deputeti që qëlloi Arta Markun me flakadan në parlament

Arta Marku nuk e pati të lehtë të betohej në parlament si Prokurore e Përgjithshme. Thirrjet në kor të demokratëve se ajo që po ndodhte ishte një “turp turp turp….” dhe atmosfera tymuese dhe agresive që transmetohej direkt në të gjitha televizionet, ishte vetëm sprova e parë për atë që e pret kryeprokuroren e përkohshme. Mllefi i opozitës shkoi deri në pikën që një deputet i opozitës hodhi flakadanin për ta goditur Arta Markun. Bardh Spahia është deputet i zgjedhur në Shkodër, nga i njëjti qark që vjen edhe Arta Marku. Po të mos ishte për çadrën e gardistit, flakadani do të kishte goditur Prokuroren e Përgjithshme, ecila në atë moment, ka pëshpëritur një “bravo’ për atë që ka ndodhur.