TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
I kontaktuar nga “BW”, Lusha ka treguar se gjithçka ka ndodhur për shkak se ai u bë dje pjesë e protestës së Partisë Demokratike. “Pas protestës, efektivët kanë shkuar në shtëpi dhe kanë kërkuar të më shoqërojnë mua. Aty kanë gjetur vetëm djalin tim. Pasi ai më kontaktoi rreth orës 8:30 apo 9 unë kam shkuar vetë në policinë e Tiranës”, ka rrëfyer Lusha.
Më pas ai tregon edhe bisedën me policët në komisariat, aty ku nuk i ka kursyer edhe batutat. “Më pyetën a isha në protestën e PD. "Po", i thashë. Unë kam protestuar gjithmonë për PD dhe ju duhet të na falënderoni se e mbyllëm atë 30 minuta para lejes, nuk kam shkelur asnjë ligj. Do dal në çdo protestë të PD, nuk është faji im që jam pak më i gjatë se të tjerët dhe bie në sy”, sqaron Lusha.