AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 11:56

LSI reagon zyrtarisht për protestën, dënon dhunën, çfarë thotë për kryeprokuroren

LSI reagon zyrtarisht për protestën, dënon dhunën,

Në një deklaratë për shtyp Lëvizja Socialiste për Integrim ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj grave, vajzave dhe shumë qytetarëve , gjatë protestës së djeshme para dhe brenda Kuvendit të Shqipërisë.

Klajda Gjosha deklaroi se LSI mbështet deklaratat e diplomacive të huaja në vend që dënojnë dhunën.

“ Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj grave dhe vajzave. Dënojmë tërheqjen zvarrë të deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi.  Dënojmë edhe fyerjen dhe përdorjen që iu bë një gruaje që u votua dje si kryeprokurore të Përgjithshme. Jemi të vendosur për ndërtimin e një Shqipërie të lirë dhe do e vazhdojmë misionin tonë me të gjitha mjetet ligjore, për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve. “, tha Gjosha.

TPZ.AL