TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
- Gazetari i njohur Sokol Balla është parë në ambientet e Vizion Plus. Burime për Gazetën Shqiptare kanë thënë se drejtuesi i emisionit Top Story, ka takuar drejtuesit e televizionit Vizion Plus. Po të njëjtat burime kanë thënë se bisedimet mes dy palëve janë ende në vazhdim.
Konkretisht nuk dihet se cili do të jetë roli i gazetarit të njohur në ekranin e Vizion Plus. Gazeta Shqiptare kontaktoi drejtpërdrejt me gazetarin dhe ai na tha se nuk kishte asnjë koment.
Prej më shumë se një muaj Sokol Balla është liruar nga funksionet e tij drejtuese në Top Channel, duke u fokusuar vetëm tek emisioni “Top Story”.
Burimi: http://www.gsh.al/2017/12/19/ekskluzive-sokol-balla-largohet-nga-top-channel-flet-gazetari/