TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qarku i Kukësit që prej mëngjesit të djeshëm vazhdon të jetë i përfshirë me temperatura të ulëta e reshje dëbore me intensitet të dobët.
Lartësia e borës varion në akset rrugore nga 3 cm deri në 15 cm në rajonin e Tunelit Kalimash dhe 10 cm në Valbonë.
Temperatura minimalë shkon deri në -2 gradë celsius, ndërsa i gjithë Qarku aktualisht është i furnizuar me energji elektrike.
Aktualisht të gjitha akset rrugore që përshkojnë Qarkun e Kukësit janë të qarkullueshme pa zinxhirë. Nga firmat kontraktore gjatë gjithë kohës ka vazhduar puna për hedhjen e kripës e pastrimin nga dëbora të akseve rrugore.
Janë vënë në punë 14 borëpastruese 3 fadromë, për mbajtjen në gatishmëri të këtyre akseve, shkruan Ora news.
Ndërkohë policia thotë se kanë vijuar kërkimet për Gentian Zallin, i cili dyshohet se është mbytur në Valbonë që prej 3 ditësh.