AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 12:54

Pushim për festat e Nëntorit, ja kur do të punojë administrata

Pushim për festat e Nëntorit, ja kur do të punojë

Administrata do të jetë në punë këtë të shtunë. Vendimi është marrë për të zëvendësuar një ditë që administrata e bëri pushim para festave të nëntorit.

Mësohet se kjo e shtunë, data 23 dhjetor do të jetë ditë pune për gjithë zyrtarët dhe administratën publike. Në këtë ditë do të bëhet zëvendësimi i ditës 27 nëntor që u bë pushim, me vendim të qeverisë. Ndërkohë që bëhet e ditur se të shtunen do të zbatohet orari zyrtar 08:00­ - 16:30.