AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 11:02

Deklarata e BE, edhe Vlahutin si Lu: Dënojmë dhunën në Kuvend

Deklarata e BE, edhe Vlahutin si Lu: Dënojmë dhunën në

Edhe delegacioni Europian në Tiranë me një deklaratë të ditës së sotme është shprehur se dënon dhunën që ndodhi dje në Kuvend dhe protestë.

Delegacioni Europian i drejtuar nga Romana Vlahutin, ka të njëjtin qëndrim edhe si ambasada e SHBA-së në Tiranë, e drejtuar nga Donald Lu.

Deklarata e Delegacionit të BE-së në Tiranë:

BE-ja dënon dhunën në protestat e djeshme dhe sjelljen e anëtarëve të Parlamentit në seancën plenare. Proceset demokratike, qofshin ato seanca parlamentare apo protesta, duhen lejuar të zhvillohen në mënyrë paqësore.

Qytetarët shqiptarë u kërkojnë përfaqësuesve të tyre të zgjedhur të tregojnë lidership dhe përgjegjësi, si dhe të punojnë në partneritet për të ndjekur reformat e rëndësishme që janë gjithashtu vendimtare për aspiratën e Shqipërisë për t’iu bashkuar BE-së.

TPZ.AL