TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e djeshme, Kuvendi i Shqipërisë u kthye në një sallë që i ngjante një "arene lufte". Qytetarët protestonin dhe përlesheshin me policinë, ndërkohë brenda sallës, votohej kryeporkurorja e re e Shqipërisë, mes tymueseve dhe sendeve që fluturonin mbi kokat e ministrave dhe kryeministrit.
Opozita ka hedhur akuza të rënda, se zgjedhja e kryeporkurores është një veprim anti-kushtetues dhe një tentativë e mazhorancës për të mbyllur dosjet e nxehta.
Në të gjithë këtë tablo, të shëmtuar por hera herës edhe qesharake, mungon një person mjaft i rëndësishëm, Presidenti i Republikës. Ilir Meta, nuk bëri asnjë prononcim për këtë situatë. Presidenti, i cili është kreu i shtetit dhe garant i Kushtetutës, jo vetëm nuk pati koment për zgjedhen e kryeprokurorit dhe situatën e krijuar në Kuvend, por ai nuk u shfaq as për të kërkuar ruajtjen e qetësisë, gjë të cilën e ka bërë shpesh kur nuk ka qenë President.
Mesa duket Ilir Meta po e zhvesh institucionin e Presidentit edhe nga ato pak kompetenca që i kanë mbetur duke u shfaqur vetëm në ekskursione, qoka dhe koktejle të parëndësishme.
/TPZ.AL/