AKTUALITET, 19 Dhjetor 2017, 11:32

Qytetari komenton në postimin e ambasadës amerikane në Tiranë, ja paralajmërimi që merr

Faqja zyrtare në Facebook e ambasadës amerikane në Tiranë ka shpërndarë dje fjalimin e Presidentit amerikan Donald Trump ku shpalosi Strategjinë Kombëtare të Administratës për Sigurinë. Por një qytetar ka komentuar në këtë postim dhe stafi i ambasadës i ka kthyer përgjigje duke e paralajmëruar.

Qytetari: Ti nuk perfaqeson ne asnje forme presidentin Trump. Ti je nje Sorosist i blerr nga mafia shqiptare.

Ambasada: Përshëndetje! Sipas kushteve tona të përdorimit të faqes, ju pranoni të mos e përdorni këtë faqe për të postuar, dërguar me email, për të transmetuar ndonjë përmbajtje që është e paligjshme, e dëmshme, kërcënuese, abuzive, ngacmuese, shpifëse, vulgare, e turpshme, cënon privatësinë, nxit urrejtjen…. Nëse vazhdoni të postoni ndonjë nga përmbajtjet e mësipërme, do të bllokoheni nga faqja. Faleminderit!

Ky komunikim vjen pas reagimit qe beri ambasada amerikane dje per dhunen ne protesten e opozites.