TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
105-Vjetori i Themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë është përkujtuar sot me një aktivitet të organizuar në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë, nga Ministria e Mbrojtjes. Në ceremoninë ku ishin ftuar ambasadorë, gjeneralë, atashe ushtarakë etj., merrte pjesë edhe Presidenti i Republikës Ilir Meta, si Komandant i Përgjithshëm i FA.
Presidenti Meta në fjalimin e tij, shprehu vlerësim të madh dhe mirënjohje për Forcat e Armatosura, të cilat, siç tha, "treguan edhe njëherë gjatë situatës së përmbytjeve në vend se roli i tyre në shërbim të komunitetit duke rrezikuar jetën tregon respekt, mirënjohje, vëmendje të veçantë.
“Një mirënjohje të veçantë dua t’i përcjell trupave tona që shërbejnë jashtë vendit, në Afganistan, Bosnje, Mali...
Sot dua të shpreh mirënjohje edhe për të gjitha vendet aleate mike që mbështetën anëtarësimin e Shqipërisë në NATO," theksoi Presidenti.
TPZ.AL