AKTUALITET, 3 Nëntor 2017, 22:41

“Patentat dhe 800 mijë eurot”, reagon Tahiri: Për momentin s’mund të flas

“Patentat dhe 800 mijë eurot”, reagon Tahiri: Për momentin

Arrestimi i një personi me dy leje drejtimi për mjete lundruese në emër të Saimir Tahiri ka sjellë edhe një herë në vëmendje çështjen e ish-ministrit të Brendshëm me drejtësinë. Bashkë me patentat, atij iu gjetën edhe 800 mijë euro. Për paratë 25-vjeçari i ka thënë policisë se do të bënte një pagesë te Kurum në Elbasan ndërsa për patentat është munduar të sqarojë se i ka harruar në makinën e tij shoferi i Tahirit. Vetë ish-ministri nuk ka bërë një koment të plotë për ngjarjen. Por Tv Klan njoftoi se e ka kontaktuar atë dhe i ka kërkuar një koment mbi ngjarjen. Tahiri është shprehur se “për momentin nuk mund të flasë për çështjen”.