AKTUALITET, 9 November 2026, 10:23

Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO për të dëshmuar

Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu paraqitet

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, është paraqitur në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), ku do të dëshmojë në lidhje me çështjen “Partizani”.

Mediu pritet të japë shpjegime përpara trupit gjykues lidhur me rrethanat dhe zhvillimet që lidhen me këtë çështje.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Mediu është thirrur në cilësinë e dëshmitarit për të dhënë shpjegime mbi rrethanat dhe zhvillimet që lidhen me privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Seanca e kësaj të hëne ishte parashikuar të zhvillohej më 26 tetor, por u shty për shkak të bojkotit të avokatëve mbrojtës, të cilët kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së.

Çështja “Partizani” lidhet me privatizimin e ish-kompleksit sportiv dhe përfitimin e mëvonshëm të truallit nga persona të lidhur me familjen e ish-kryeministrit Sali Berisha.

SPAK pretendon se gjatë kohës që Berisha drejtonte qeverinë, janë kryer veprime për të favorizuar dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, në përfitimin e pronës. Në këtë dosje, Berisha akuzohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë, ndërsa Malltezi dhe biznesmeni Fatmir Bektashi për korrupsion dhe pastrim parash.