TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas publikimit të dosjes ‘Habilaj’, ku dyshohet të jetë i përfshirë në trafikun e drogës ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, vazhdojnë të dalin në dritë të tjera informacione që shtojnë dyshimet rreth tij. Këto janë foto të dy lejeve të drejtimit për mjet lundrues që disponon Saimir Tahiri. Burime për Tpz.al thonë se këto patenta për mjet lundrimi, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten) u gjetën në makinën e një personi me emrin O.S i cili u arrestua nga policia e Elbasanit dy ditë më parë.
Për këtë ngjarje denoncoi i pari kreu i PD-së, Lulzim Basha. Sipas tij Policia e Shtetit me urdhër të Edi Ramës e mbajti të fshehtë ngjarjen. Pak pas këtij denoncimi të Bashës, ka reaguar Policia e Shtetit përmes një njoftimi për media, ku konfirmohet ngjarja, por nuk përmenden fare dy lejet e drejtimit në emër të Saimir Tahirit.